E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Amerika›Warsh: Superinteligjenca mund të nxisë rritjen, por edhe papunësinë

Warsh: Superinteligjenca mund të nxisë rritjen, por edhe papunësinë

Kryetari i Rezervës Federale, Kevin Warsh, tha të hënën në San Francisko se teknologjitë e reja do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonomi, por skenarët variojnë nga rritje me përfitime të shpërndara gjerësisht deri te papunësi më e lartë dhe ngadalësim i mundshëm nëse kthimet e pritura të investimeve zhgënjejnë, siç njofton Reuters.

Ai e quan inteligjencën artificiale “super inteligjencë” dhe tha se ajo mund të jetë një forcë për të “mbingarkuar gjenerimin e ideve”.

Në skenarin më të mirë sipas tij, rritja e produktivitetit do të shoqërohej me përfitime ekonomike të ndara mes punës dhe pronarëve të kapitalit, me rritje reale të PBB-së mbi mesataren afatgjatë dhe me SHBA-në pranë punësimit të plotë.

Por rreziqet, përfshirë papunësinë më të lartë dhe përdorimin nga “aktorë të këqij”, mund të jenë “shumë përçarëse dhe ekonomikisht të kushtueshme”, paralajmëroi ai.

Sipas Warsh-it, roli i Fed-it është “as avokim, as kundërshtim”: detyra është përgatitja për atë që vjen. Ai tha se adoptimi i gjerë i këtyre teknologjive do të ketë implikime të rëndësishme për politikën monetare në të ardhmen, ndërsa pyetjet e mëdha janë madhësia, shtrirja dhe koha.

Fjalimi u mbajt në konferencën e Fed-it për AI, Productivity and Jobs Task Force Conference, në San Francisko, para një audience të vogël me ftesa, mes tyre guvernatorja Lisa Cook, kapitalistë sipërmarrës, drejtues teknologjie e shëndetësie dhe ekonomistë. Ai nuk dha sinjal për normat e interesit.

Lini një koment