E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një stan në fshatin Shtërmen, pjesë e Njësisë Administrative Gostimë në Bashkinë Cërrik.

Flakët kanë përfshirë me shpejtësi ambientet e stanit të dhenve, duke mobilizuar shërbimet e emergjencës në zonë.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja deri në këto momente nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë apo persona të lënduar.

Për shkak të intensitetit të zjarrit, efektivëve zjarrfikës të Cërrikut u kanë ardhur në ndihmë edhe ekipet e zjarrfikëses nga Elbasani, Gramshi dhe Belshi.

Vijon puna për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat përreth. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Lini një koment