E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS

Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS

Gazetari dhe analisti, Flogert Muça i ftuar këtë të të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Sipas Muçës, pas mbledhjes së PS-së ka pasur paqartësi dhe interpretime të ndryshme mes vetë socialistëve lidhur me procedurat statutore të përjashtimit.

Analisti vlerësoi se zërat kritikë brenda mbledhjes nuk kanë dalë në mbështetje të platformës apo qëndrimeve të Spiropalit, por kanë kundërshtuar kryesisht mekanizmin dhe formën e largimit nga frika e krijimit të një precedenti.

Sipas tij, kjo lëvizje e ka vendosur Spiropalin në një pozicion të ri politik përballë kryeministrit, ndonëse vlerëson se reagimi i saj ka ardhur me vonesë.

“Po komunikoja me disa njerëz në Partinë Socialiste pas mbledhjes dhe kishte një lloj kakofonie. Po dikush thoshte është përjashtuar automatikisht dhe nga kjo. Dikush thoshte siç tha Bido që duhet të merret një vendim nga grupi, dikush thoshte po nuk më nuk më dha nenin e statutit dhe unë sigurisht që nuk u lodha ta gjej. që ka disa mënyra për t’u përjashtuar nga partia dikush.

Pra për nga organizata te asambleja e qytetit apo se është çfarë deri te kryesia. Pra janë katër po jo të gjitha bashkë. Mjafton njëra. Pra të gjitha këto ëhë ëh nuk kanë vlerë. Për sa kohë Edi Rama ka thënë atë që ka thënë dhe tjetra ata që kanë folur aty dhe kjo është për fatkeqësinë e demokracisë domethënë po nuk i kanë prishur punë Spiropalit sepse ajo tani është statura që është përballë Ramës dhe për mua Rama e ka ngritur në nivel.

Ata që kanë kundërshtuar, nuk kanë mbështetur Spiropalin për platformën e re. Thjesht kanë patur frikë nga skema e përjashtimit dhe kanë kundërshtuar, le të themi, mënyrën si po largohet Spiropali dhe Ndreca.

Pra nuk kanë thënë që Spiropali ka të drejtë për Shqipërinë e re, ka të drejtë kur thotë jam flamingo, sepse unë jam flamingo. Pra, askush nuk ka patur nga ata që kanë kritikuar, guximin që të shkojë deri këtu. Kështu që në këtë kuptim Spiropali është në të drejtën e saj, ka qëndrimin e saj, është vonë për të bërë betejën e saj.

Është vonë me muaj. Doli përballë Edi Ramës, tha ato që tha ashtu si i tha. Por çfarë ndodhi në fund? Pasi ajo tha ç’patë për të thënë dhe ishte në heshtje Rama i tha po tani ik. Pra tregon që ai e ka fuqinë të të thotë ik kur do ai edhe kur ti po rri mirë.

Ndërkohë që dje për shembull unë e kuptoj edhe zonja Spiropali ka qenë e paqartë, janë dhe sot të paqartë. Debati tani është Spiropali do e bëjë betejën nga brenda si anëtare e Partisë Socialiste apo do dali përballë? Kjo e dyta do ishte tragjedia e Spiropalit. Kjo e para do ishte beteja smart për atë që ajo mund të ndodhë”, tha ai.

Lini një koment