E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra persona të plagosur

Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra persona të plagosur

Një aksident hekurudhor është regjistruar këtë të martë në mëngjes pranë stacionit kryesor të trenit në Pragë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dhjetëra persona.

Sipas zjarrfikësve, disa dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa shumica e tyre kanë pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë, Administrata Çeke e Hekurudhave ka njoftuar se trenat e distancave të gjata po devijohen drejt stacioneve të tjera hekurudhore në Pragë, për shkak të aksidentit.

Autoritetet vijojnë të menaxhojnë situatën dhe pasojat e përplasjes.

Všechny složky IZS zasahují u srážky dvou vlaků u Hlavního nádraží na přemostění se Seifertovou ulicí v Praze 3. Na místě je několik zraněných osob. https://t.co/33NUSn7zjI

Lini një koment