E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sot gjyqi në themel për kryebashkiakun Veliaj, avokati Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

Sot gjyqi në themel për kryebashkiakun Veliaj, avokati Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, siç njofton Shqiptarja.com. Avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca, ka hyrë në ambientet e GJKKO-së i vetëm; mesa duket, Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

Më 3 nëntor, gjyqi ndaj Veliajt u shty për shkak të mungesës së avokatit Gentian Sula, ndërkohë që u pezulluan edhe afatet e paraburgimit për kryebashkiakun.

Për shkak të rregullores së re të GJKKO-së, të hartuar nga kryetari Erion Bani, Dhoma e Avokatisë kishte vendosur bojkot të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, çka ka çuar në shtyrjen e shumë seancave gjyqësore.

Në seancën e kaluar, gjykata lexoi një shkresë të dërguar nga Veliaj prej paraburgimit të Fierit, përmes së cilës ai kundërshtonte transferimin e tij nga paraburgimi i Tiranës drejt atij të Fierit.

Lini një koment