E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rriten eksportet dhe importet në tetor, INSTAT: Shitjet jashtë vendit u shtuan me 1,5%, blerjet me 9,8%

Rriten eksportet dhe importet në tetor, INSTAT: Shitjet jashtë vendit u shtuan me 1,5%, blerjet me 9,8%

Eksportet shqiptare u rritën me 1,5% në tetor, ndërsa importet arritën në 87,5 miliardë lekë, me rritje 9,8% krahasuar me tetorin e vitit 2025 dhe 11,3% krahasuar me shtatorin 2026, siç njofton Shqiptarja.com, duke cituar të dhënat e INSTAT.

Deficiti tregtar rezultoi 55,9 miliardë lekë, duke u rritur 15,1% krahasuar me një vit më parë dhe 18% në raport me shtatorin, ndërsa eksportet mbuluan 36,1% të importeve.

Në rritjen e eksporteve ndikuan pozitivisht grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 1,4 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1 pikë përqindje, ndërsa negativisht ndikuan “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2,7 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me 2,4 pikë përqindje. Te importet, kontributin më të madh e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 5,6 pikë përqindje, të ndjekura nga makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit me 3 pikë përqindje.

Eksportet drejt Italisë u rritën me 0,6% dhe drejt Gjermanisë me 2,9%, ndërsa ranë drejt Kosovës me 6,9% dhe drejt Greqisë me 6,1%. Importet u rritën më shumë nga Kina me 36,6% dhe nga Greqia me 19,6%, ndërsa ranë nga Italia me 14,8% dhe nga Gjermania me 15,6%.

Bashkimi Europian zë 52,1% të shkëmbimeve tregtare; 71,2% e eksporteve kishin destinacion vendet e BE-së dhe 45,2% e importeve erdhën nga këto vende.

Lini një koment