MANILA – Trump: Brenda 10 muajsh do të arrijmë Kinën në prodhimin e metaleve të rralla
MANILA, 17 nëntor /ATSH-ANSA/- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të arrijnë Kinën brenda 10 muajsh në fushën e shfrytëzimit dhe prodhimit të metaleve të rralla, lëndë të para me rëndësi të madhe për industrinë dhe teknologjinë moderne.
“Do ta arrijmë Kinën brenda 10 muajsh”, deklaroi Trump pas mbërritjes në Manila, ku po merr pjesë në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Presidenti amerikan theksoi se vendi i tij po rrit ndjeshëm, prodhimin e këtyre lëndëve të para.
“Po prodhojmë metale të rralla në një nivel që nuk është arritur kurrë më parë”, u shpreh ai.
Deklarata e Trump lidhet me përpjekjet e SHBA-së, për të zvogëluar varësinë nga Kina, e cila ka një pozicion dominues në zinxhirin global të prodhimit dhe përpunimit të metaleve të rralla.
Këto materiale përdoren në prodhimin e telefonave inteligjentë, automjeteve elektrike, turbinave me erë, pajisjeve elektronike dhe teknologjive ushtarake. /