E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Futbolli ne Kosove›Kosova kryen një stërvitje të lehtë në Dublin para duelit vendimtar ndaj Irlandës

Kosova kryen një stërvitje të lehtë në Dublin para duelit vendimtar ndaj Irlandës

Futbollistët e Kosovës zhvilluan paraditen e sotme një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, me fokus kryesor rikuperimin dhe ruajtjen e freskisë fizike para përballjes vendimtare ndaj Irlandës, siç njofton Telegrafi.

Në kampin e Dardanëve mbizotëron motivimi dhe përqendrimi maksimal, pasi synimi është kthimi nga Dublini me një rezultat pozitiv.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë punuar që lojtarët të jenë në gjendjen më të mirë fizike dhe mentale për këtë sfidë, e cila ka rëndësi të madhe për objektivat e Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Dardanët aktualisht renditen në pozitën e dytë të grupit me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda. Kjo do të thotë se Kosovës i mjafton edhe një barazim në stadiumin “Aviva” për ta ruajtur këtë pozitë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në plejofin për inkuadrim në Ligën A.

Kosova do të kërkojë ta përsërisë paraqitjen e mirë nga përballja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, ku kishte triumfuar me rezultat 1-0 falë golit të Vedat Muriqit.

Lini një koment