Kosova U17 e mbyll fazën e parë me fitore 3-1 ndaj Letonisë
Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka mbyllur me fitore fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027, duke fituar 3-1 ndaj Letonisë në ndeshjen e fundit të Grupit 12, raporton Telegrafi.
Golat për “Dardanët e rinj” u shënuan nga Argjend Kosumi, Aldrin Asani dhe Arlind Thaqi, por suksesi nuk mjaftoi për të hyrë në dy vendet e para të grupit, që siguronin kalimin në Ligën A.
Me këtë rezultat, Kosova e mbyll këtë fazë në vendin e tretë, me tri pikë, dhe do ta vazhdojë garën drejt Evropianit në Ligën B.
Në dy ndeshjet e para të grupit, Kosova U17 ishte mposhtur nga Belgjika dhe Kroacia.