Apeli dënon përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg Armando Ndrecën, pafajësi për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve
Gjykata e Apelit në Tiranë ka marrë vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca, siç njofton BalkanWeb.
Sipas vendimit, Armando Ndreca u shpall fajtor për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.
Në të njëjtin vendim, ai u deklarua i pafajshëm për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me 1/3, Gjykata e Apelit e dënoi përfundimisht Armando Ndrecën me 4 vite e 4 muaj burg.