E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Apeli dënon përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg Armando Ndrecën, pafajësi për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve

Apeli dënon përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg Armando Ndrecën, pafajësi për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve

Gjykata e Apelit në Tiranë ka marrë vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca, siç njofton BalkanWeb.

Sipas vendimit, Armando Ndreca u shpall fajtor për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.

Në të njëjtin vendim, ai u deklarua i pafajshëm për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me 1/3, Gjykata e Apelit e dënoi përfundimisht Armando Ndrecën me 4 vite e 4 muaj burg.

Lini një koment