E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRrëzohet kërkesa e PD për debat mbi raportin e PE për Shqipërinë, replika Bardhi-Balla

Rrëzohet kërkesa e PD për debat mbi raportin e PE për Shqipërinë, replika Bardhi-Balla

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shtuar në rendin e ditës diskutimet për raportin e Komisionit të Jashtem të Parlamentit Europian.

Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës me anë të një shkrese drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se do të ishte e udhës që Kuvendi ta diskutonte sot këtë dokument të Parlamentit Evropian. Sipas tij PS vazhdon në të njëjtën udhë për përjashtimin e opozitës në rrugën dhe agjendën për BE.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se diskutimi mund të presë deri javën e ardhshme, ndërsa s’mund të miratohet pa e bërë vetë Parlamenti Europian.

“PE këtë dokumentin do ta miratojë vetë në 16 ose 17 qershor sepse e ka miratuar Komisioni dhe do ta miratojë parlamenti. Na kërkohet ta miratojmë ne para se ta bëjë PE. Ne jemi shumë të gatshëm, por e kemi planifikuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia për të marrë këtë 2-minutëshin këtu, kjo nuk shkon. E para na bën qesharakë se do të presim ta miratojë PE. Besoj se do të jemi një delegacion nga ne në PE. Projektrezoluta e kaluar me 55 vota pro, 7 kundër, 7 abstenim të martën, rëndësi ka që të ruajmë edhe seriozitetin institucional. E mirëpresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet”, tha Balla.

Lini një koment