E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiNatë tensioni në Paris, 127 të arrestuar dhe njëmbëdhjetë të plagosur, njëri në rrezik për jetën

Natë tensioni në Paris, 127 të arrestuar dhe njëmbëdhjetë të plagosur, njëri në rrezik për jetën

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Bayern-it të Mynihut ka shkaktuar trazira në Paris. Mediet franceze kanë raportuar se janë kryer 127 arrestime ndërsa të plagosur janë njëmbëdhjetë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme franceze mësohet se njëri prej të plagosurve është në rrezik për jetën pasi ka marrë plagë të rënda prej djegjeve të shkaktuara nga një fishekzjarr.

Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez tha të enjten se 127 persona ishin arrestuar, 107 prej tyre në Paris. Njëmbëdhjetë persona u plagosën gjatë incidenteve, njëri prej të cilëve u plagos rëndë nga një fishekzjarr. Njëzet e tre oficerë policie pësuan gjithashtu dëmtime të lehta, shtoi ministri në kanalin e lajmeve CNeës dhe në stacionin radiofonik Europe 1.

Lini një koment