E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SHBA miratoi shitjen e dy sistemeve raketore HIMARS, Nufi: Forcat e Armatosura me kapacitete goditëse në distanca të gjata

SHBA miratoi shitjen e dy sistemeve raketore HIMARS, Nufi: Forcat e Armatosura me kapacitete goditëse në distanca të gjata

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS për Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Nufi theksoi se paketa, me vlerë rreth 210 milionë dollarë, përfshin gjithashtu municione, trajnimin e efektivëve shqiptarë dhe mbështetje për mirëmbajtjen e sistemeve.

Sipas tij, pajisja me këto sisteme synon të rrisë kapacitetet mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe të forcojë kontributin e Shqipërisë në NATO.

Reagimi i plotë:

Shqipëria ka kërkuar të pajiset me dy sisteme të artilerisë raketore M142 HIMARS. Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme dhe ka njoftuar Kongresin amerikan.

Paketa e propozuar, me vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarësh, përfshin edhe municione, trajnim për ushtarakët shqiptarë dhe mbështetje për mirëmbajtjen e sistemeve. Për financimin e saj parashikohet një kredi nga programi amerikan i financimit ushtarak – FMF.

E mirëpresim këtë hap në bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Me këto sisteme, Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të fitonin aftësinë për të vepruar me saktësi në distanca të gjata, duke forcuar mbrojtjen e vendit dhe kontributin tonë në NATO”.

Lini një koment