Notat e lojtarëve, Irlandë 3-0 Kosovë: Avdullahu dhe Muric më të mirët te Dardanët, Hajrizi më i dobëti
Kosova e mbylli me humbje 3-0 ndaj Irlandës ndeshjen e fundit të grupit në Ligën B të Ligës së Kombeve, dhe vlerësimet për lojtarët e Dardanëve, siç njofton Telegrafi, janë në pjesën më të madhe të dobëta.
Troy Parrott shënoi dy herë nga pika e bardhë për irlandezët, ndërsa golin e tretë e realizoi Moylan, në një ndeshje që Kosova e luajti me një lojtar më pak që nga pjesa e parë.
Te Kosova, notat më të larta i morën Leon Avdullahu dhe portieri Arijanet Muric, të dy me 7.4. Pas tyre vjen Ilir Krasniqi me 7.1 dhe Fisnik Asllani me 7.0, ndërsa Dion Gallapeni u vlerësua me 6.9.
Vedat Muriqi dhe Elvis Rexhbecaj morën nga 6.5, Lindon Emerllahu 6.3 dhe Mërgim Vojvoda 6.0.
Në fund të listës qëndrojnë Kamberi me 5.4 dhe Kreshnik Hajrizi me 5.0 — vlerësimi më i dobët në skuadër, pas kartonit të kuq që e la Kosovën me dhjetë lojtarë.