Kamberi pas humbjes në Irlandë: kemi kualitet individual shumë të lartë, duhet të bëhemi më shumë ekip
Kamberi ka folur pas humbjes 3-0 të Kosovës ndaj Irlandës në Dublin, ndeshje që mbylli fushatën e Dardanëve në fazën e grupeve të Ligës B të Ligës së Kombeve. Siç njofton Telegrafi, ai e vuri theksin te cilësia e skuadrës, por edhe te nevoja që lojtarët të njihen më mirë mes vete dhe të formojnë një grup më të bashkuar.
“Kosova ka kualitet individual shumë të lartë. Nëse punojmë edhe më shumë si ekip, të njihemi me njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër. Vitin tjetër mund të bëhemi edhe më shumë ekip kolektiv dhe të arrijmë gjëra më të mëdha”, deklaroi Kamberi.
Kosova e mbylli fazën e grupeve të Ligës B në vendin e tretë me gjashtë pikë, pas humbjes në Dublin, duke mbetur pa play-off për promovim në Ligën A.