E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Parlamenti danez miraton marrëveshjen e sigurisë me Grenlandën dhe SHBA-në

Parlamenti danez miraton marrëveshjen e sigurisë me Grenlandën dhe SHBA-në

Parlamenti danez miratoi të enjten, me 104 vota pro dhe 6 kundër, një marrëveshje mbrojtjeje me Grenlandën dhe Shtetet e Bashkuara, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press (AP).

Marrëveshja do t’i japë Shteteve të Bashkuara qasje më të madhe në Grenlandë dhe do të mundësojë stërvitje të përbashkëta, duke lejuar gjithashtu praninë e personelit amerikan në ishull.

Sipas AP-së, marrëveshja synon forcimin e lidhjeve dhe përmirësimin e koordinimit të sigurisë, në një kohë kur Rusia dhe Kina po rrisin aktivitetin në Arktik. Një marrëveshje e dytë, që mbulon Grenlandën dhe Danimarkën, pritet së shpejti.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, mori pjesë në votimin në sallën e Parlamentit në Christiansborg, në Kopenhagë.

Lini një koment