E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHENZHEN – Trump, Putin dhe Xi angazhohen në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore

SHENZHEN – Trump, Putin dhe Xi angazhohen në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore

SHENZHEN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, janë angazhuar të zhvillojnë dialog për të ulur rreziqet bërthamore dhe për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Angazhimi është përfshirë në të ashtuquajturën “Deklaratë për Paqen”, të miratuar në përfundim të takimit të parë tripalësh mes tre liderëve.

Në deklaratë, tre presidentët ritheksuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe se ajo nuk duhet të zhvillohet kurrë.

Gjithashtu, Kina, SHBA-ja dhe Rusia u angazhuan të punojnë për ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe të sigurisë ndërkombëtare, përmes forcimit të dialogut për uljen e rreziqeve, që lidhen me armët bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Deklarata u publikua në faqen zyrtare të Kremlinit dhe u transmetua edhe nga televizioni shtetëror kinez CCTV. /

Lini një koment