E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›JAPONI – Takaichi: Qëndrimi ynë për Tajvanin nuk ka ndryshuar

JAPONI – Takaichi: Qëndrimi ynë për Tajvanin nuk ka ndryshuar

– Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi deklaroi sot se qëndrimi i Japonisë për Tajvanin, mbetet i pandryshuar, pavarësisht tensioneve diplomatike me Kinën, sipas “Reuters”.

Në një konferencë për shtyp, Takaichi tha se Japonia vazhdon t’i përmbahet qëndrimit të përcaktuar në Komunikatën e Përbashkët Japoni-Kinë të vitit 1972, përmes së cilës dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Tokios dhe Pekinit mbeten të tensionuara, pas komenteve të kryeministres japoneze për Tajvanin, në nëntor 2025.

Në atë kohë, Takaichi deklaroi se një sulm i mundshëm ushtarak i Kinës ndaj Tajvanit, i cili qeveriset në mënyrë demokratike, mund të sillte një reagim ushtarak nga Japonia.

Këto komente shkaktuan reagimin e ashpër të Pekinit, i cili i kërkoi kryeministres japoneze t’i tërhiqte deklaratat, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Kina paralajmëroi gjithashtu, se Japonia do të duhej të mbante përgjegjësi për pasojat nëse nuk do të tërhiqte qëndrimin e saj.

Takaichi i bëri këto komente në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po zhvillohet në Kinë, ku sipas raportimeve, ajo është pritur me një qëndrim të ftohtë nga pala kineze. /

Lini një koment