E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHENZHEN – Xi kërkon një botë pa armë bërthamore

SHENZHEN – Xi kërkon një botë pa armë bërthamore

– Presidenti kinez, Xi Jinping, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, të angazhohen për ndalimin dhe shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore, me synimin për të krijuar një botë pa këto armë, sipas “Reuters”.

Gjatë takimit tripalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, Xi i cilësoi armët bërthamore si një “shpatë të Damokleut” që qëndron mbi njerëzimin dhe përbën një kërcënim të vazhdueshëm për të gjithë botën.

“Armët bërthamore duhet të ndalohen plotësisht dhe të eliminohen tërësisht, me synimin përfundimtar për të krijuar një botë pa armë bërthamore”, deklaroi Xi.

Ai theksoi se një luftë bërthamore, nuk mund të fitohej dhe nuk duhej të zhvillohej kurrë, duke nënvizuar se duhet bërë çdo përpjekje për ta parandaluar atë.

Siç është bërë e ditur më herët, Trump ka deklaruar se çështja e çarmatimit bërthamor ishte një nga temat që synonte të diskutonte me Xi dhe Putin.

Pekini i ka rezistuar prej vitesh, përfshirjes në bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor, duke argumentuar se Rusia dhe SHBA-ja, duhet ta trajtojnë fillimisht këtë çështje mes tyre, për shkak të arsenaleve të tyre shumë më të mëdha bërthamore. /

Lini një koment