E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Futbolli ne Kosove›Emin Ajvazi: për 10 vite nuk ka shtet që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Emin Ajvazi: për 10 vite nuk ka shtet që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Ish-trajneri i mirënjohur Emin Ajvazi ka dalë me fjalë miradije për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe për Kombëtaren dardane, siç njofton Futbolli.info.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Ajvazi ka vlerësuar se përparimi i futbollit kosovar gjatë dekadës së fundit nuk ka krahasim. “Për 10 vite s’ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja jonë. Jemi ekip që përballemi si të barabartë me shtetet më të forta në botë”, ka shkruar ai.

Ajvazi ka pasur edhe një përgjigje për kritikët, duke theksuar natyrën e paparashikueshme të lojës. “Loja e futbollit gjithmonë i ka tri rezultate: fitoren, barazimin dhe humbjen. Kritikojnë disa që lidhje me futbollin nuk kanë. Futbolli nuk është shkencë. Si në matematikë, 1+1 bëjnë 2, kurse futbolli është gjëja më e paparashikueshme në botë”, ka shtuar ai.

Trajneri, që gjatë karrierës së tij ka udhëhequr shtatë klube në Superligën e Kosovës, është shprehur shumë i kënaqur me arritjet e FFK-së, të bordit dhe të presidentit Agim Ademi. “Ju përgëzoj, president, sinqerisht për këto arritje”, e ka mbyllur Ajvazi shkrimin e tij.

Lini një koment