E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama ik, protestuesit nuk largohen nga Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Rama ik, protestuesit nuk largohen nga Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Qytetarët janë mbledhur këtë të enjte, më 19 nëntor, përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku po vijojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, siç njofton BalkanWeb.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u plotësuar kërkesa e tyre kryesore, të cilën e artikulojnë që prej 31 majit.

Ata po qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u shpërndarë.

Sipas aktit normativ të qeverisë, policia nuk i lejon protestuesit të qëndrojnë në bulevard, por qytetarët kanë vendosur ta vijojnë tubimin e tyre.

Lini një koment