E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës mbrëmjen e 19 nëntorit, siç njofton BalkanWeb. Ata marshojnë në rrugët e kryeqytetit, pasi nuk u lejuan të protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë mes për mes, ndërsa automjetet u bien borive në shenjë mbështetjeje, sipas njoftimit.

Sipas protestuesve, protesta është legjitime, por nuk lejohet nga ana e policisë. Efektivët po zbatojnë aktin normativ të qeverisë, që qytetarët e konsiderojnë të paligjshëm.

Lini një koment