Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje për dorëheqjen e Ramës
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës mbrëmjen e 19 nëntorit, siç njofton BalkanWeb. Ata marshojnë në rrugët e kryeqytetit, pasi nuk u lejuan të protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë mes për mes, ndërsa automjetet u bien borive në shenjë mbështetjeje, sipas njoftimit.
Sipas protestuesve, protesta është legjitime, por nuk lejohet nga ana e policisë. Efektivët po zbatojnë aktin normativ të qeverisë, që qytetarët e konsiderojnë të paligjshëm.