E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia largon protestuesit nga Bulevardi, hidhet spraj lotsjellës ndaj tyre

Policia largon protestuesit nga Bulevardi, hidhet spraj lotsjellës ndaj tyre

Policia largoi mbrëmjen e së enjtes protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa situata u tensionua në momentin e ndërhyrjes, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Siç njofton Shqiptarja.com, efektivët hodhën ndaj protestuesve spraj lotsjellës, ndonëse sipas raportimeve protestuesit nuk po kryenin veprime shqetësuese.

Protesta zhvillohet përballë Kryeministrisë nga lëvizja e njohur si Revolucioni Flamingo, e cila vijon prej 173 ditësh pa ndërprerje dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më herët gjatë mbrëmjes, protestës iu bashkua edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila mbështeti protestuesit dhe akuzoi policinë për dhunë, duke thënë se bota po e ndjek protestën dhe qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo.

Ndërhyrja e mbrëmjes së të enjtes është zhvillimi më i fundit i protestës, e cila vijon në kryeqytet me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.

Lini një koment