E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›EKSKLUZIVE/ Iu bllokua merkato, klubi i Superiores reagon në kohë rekord dhe paguan gjobën 45 mijë euro për…

EKSKLUZIVE/ Iu bllokua merkato, klubi i Superiores reagon në kohë rekord dhe paguan gjobën 45 mijë euro për…

Detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem në futbollin shqiptar. Së fundmi u bllokua merkato e Dinamos, pasi e humbi dje një gjyq në FIFA.

“Panorama Sport” zbulon se blutë e kryeqytetit kanë reaguar në kohë rekord, duke paguar gjobën 45 mijë euro që i detyrohej përgatitësit atletik Korrado Sakone.

65-vjeçari italian, ishte pjesë e bluve, nga 1 korriku i vitit 2023 deri më 11 tetor 2023, aktualisht Sakone ushtron detyrën e përgatitësit atletik te skuadra greke e Iraklis që drejtohet nga Valter Mazarri.

Lini një koment