E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, të dyshuara si të përfituara përmes dokumenteve të falsifikuara, siç njofton Shqiptarja.com.

Sipas hetimeve, për përfitimin e pronës me sipërfaqe 32 mijë metra katrorë ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar. Më pas prona ishte ndarë, tjetërsuar dhe kaluar në emër të personave të tretë.

Pasuritë i përkisnin shtetasit me inicialet P.P., i dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Konfiskimi prek pasuri të paluajtshme në zonën e “Ujit të Ftohtë”, me vlerë rreth 16 milionë euro, të cilat, sipas hetimeve, ishin përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Lini një koment