E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shqipëria i bashkohet nismës së Trump për sigurinë energjetike, ambasada amerikane e quan hap të rëndësishëm

Shqipëria i bashkohet nismës së Trump për sigurinë energjetike, ambasada amerikane e quan hap të rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përshëndeti përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, siç njofton Shqiptarja.com. Nisma synon forcimin e sigurisë dhe diversifikimin e furnizimit me energji në rajon.

Ambasadori Eric Wendt nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC).

Sipas ambasadës, marrëveshja dëshmon rritjen e angazhimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik dhe është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji.

Ambasada theksoi gjithashtu se nisma krijon mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë.

Në foto: ministri Enea Karakaçi dhe ambasadori Eric Wendt.

Lini një koment