E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përmbytet sërish Rruga e Arbrit në Bulqizë, uji mbulon rrugën dhe rrezikon drejtuesit e mjeteve

Përmbytet sërish Rruga e Arbrit në Bulqizë, uji mbulon rrugën dhe rrezikon drejtuesit e mjeteve

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit, në segmentin që lidh dy lagje të qytetit të Bulqizës, siç njofton BalkanWeb.

Sasia e madhe e ujit të akumuluar, që vjen nga zona e Qafës së Buallit, si dhe bllokimi i kanaleve kulluese anësore, bënë që rruga të mbulohet nga uji, duke vështirësuar qarkullimin dhe krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të lëvizin me kujdes në këtë segment.

Problemi i përmbytjes së këtij aksi përsëritet sa herë ka reshje intensive shiu; kanalet kulluese nuk arrijnë të përballojnë prurjet e mëdha të ujit që grumbullohen nga të dyja anët e luginës së Bulqizës dhe problemi i kullimit vijon të mbetet i pazgjidhur.

Lini një koment