E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›“Apollo Global Management” anulon kredinë prej 2 mld $ për Manchester City-n

“Apollo Global Management” anulon kredinë prej 2 mld $ për Manchester City-n

Grupi amerikan, “Apollo Global Management”, anuloi një kredi të planifikuar prej 2 miliardë dollarësh për pronarin e Manchester City-t.

Sipas medieve amerikane ky vendim është ndikuar shumë prej faktit se skuadra e City-t është shpallur fajtore për shkeljen e rregullave financiare nga një komision i pavarur i Premier League sipas të cilit klubit ka “fryrë” artificialisht llogaritë financiare.

“Apollo Global Management” ndodhej në fazat përfundimtare të negociatave për kredinë e destinuar për “City Football Group”, por marrëveshja dështoi për shkak të vendimit të muajit shtator, i cili shpalli Manchester City-n fajtor për fryrjen artificiale të gjendjes së tij financiare me më shumë se 900 milionë paund gjatë një periudhe nëntëvjeçare. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment