E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›“Kam parë vdekjen me sy”, gazetari Ervin Baku përplaset nga autobusi pranë shtëpisë, ende në spital

“Kam parë vdekjen me sy”, gazetari Ervin Baku përplaset nga autobusi pranë shtëpisë, ende në spital

Gazetari sportiv Ervin Baku është përplasur nga një autobus pranë shtëpisë së tij në Tiranë dhe ndodhet ende në spital, siç njofton Shqiptarja.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Baku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer se ka pësuar frakturë në këmbë.

“Mbrëmë më ka përplasur një autobus në një nga rrugicat pranë shtëpisë. Kam parë vdekjen me sy. Për fat të mirë, vetëm këmba e thyer dhe akoma në spital. Faleminderit të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Baku.

Baku është gazetar sportiv prej vitesh dhe ka komentuar ndeshje futbolli për shumë vite; prej disa kohësh ai është në pension.

Lini një koment