U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar në Prokurori
Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor.
Mësohet se të riut i është dërguar një fletëthirrje, përmes së cilës i kërkohet të paraqitet para grupit hetimor më 25 nëntor, në orën 11:00, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.
Vishkulli, i cili pas plagosjes iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Itali, është kthyer në Shqipëri pak ditë më parë.
Ndërkohë, më 28 tetor, Këshilli i Ministrave miratoi një akt normativ për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij mjekësor, në vlerën prej 5 milionë lekësh.