KIEV – Sybiha: Shqipëria qëndron krah Ukrainës kundër shkeljeve ruse të së drejtës ndërkombëtare
– Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës kundër shkeljeve ruse të së drejtës ndërkombëtare, shkroi në X ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
”Mosrespektimi i Rusisë ndaj së drejtës ndërkombëtare nuk njeh kufij. Ajo sulmon qëllimisht civilët ukrainas, infrastrukturën jetike dhe madje edhe selitë e përfaqësive diplomatike të huaja”, thekson ai.
”Shqipëria i ka përjetuar drejtpërdrejt këto rreziqe. Qëndrimi i saj i qartë merr një rëndësi të veçantë, pasi mbështetet në përvojën konkrete dhe në veprimet e ndërmarra.Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë që Moska ta kthejë shkeljen e rregullave themelore në një realitet të pranuar. Çdo sulm i tillë kërkon një reagim të vendosur dhe pasoja për agresorin”, shton Sybiha.
”Faleminderit, i dashur Ferit Hoxha, për mbështetjen e vazhdueshme dhe udhëheqjen e qëndrueshme, të mbështetur në parime, të Shqipërisë”, përfundon shënimin në X ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha./ /Ad.Ab./ a.jor.