E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Futbolli ne Kosove›Prishtina pret Drenicën e zhytur në krizë, formacionet zyrtare

Prishtina pret Drenicën e zhytur në krizë, formacionet zyrtare

Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 17:00, në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar, siç njofton Telegrafi.

Kryeqytetasit vijnë në këtë sfidë pas tri fitoreve radhazi dhe synojnë ta vazhdojnë ecurinë pozitive të rezultateve. Drenica, në anën tjetër, nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe do të synojë ta befasojë liderin në shtëpinë e tij.

Të dy trajnerët, Orges Shehu dhe Gentjan Mezani, kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, ndërsa formacionet zyrtare tashmë janë bërë të ditura.

Prishtina: Iljazi, Zguro, Zeqiri, Poçi, Llugiqi, Kryeziu, Diatta, Bytyqi, Saletic, Krasniqi, Selmani.

Drenica: Ymeri, Qaqi, Dervishaj, Hamiti, Limani, Gavazaj, Lushtaku, Zeka, Veliqi, Shillova, Idrizi.

Lini një koment