E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Futbolli ne Kosove›Prishtina mposht me lehtësi Drenicën, shkëlqen Diatta me het-trik

Prishtina mposht me lehtësi Drenicën, shkëlqen Diatta me het-trik

Prishtina ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Drenicës, në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar, siç njofton Telegrafi.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu e gjeti rrjetën për herë të parë në minutën e 40-të, kur Assane Diatta shënoi për 1-0 pas asistimit nga Anio Poçi.

Në pjesën e dytë, mysafirët morën një goditje të madhe, pasi Erion Idrizi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj Albin Krasniqit.

Kryeqytetasit e shfrytëzuan më së miri epërsinë numerike në fushë, duke realizuar edhe dy herë të tjera me Diattan. Në minutën e 67-të ai shënoi për 2-0 pas asistimit nga Dren Zeqiri, ndërsa het-trikun e kompletoi vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 72-të, pas asistimit nga Leotrim Kryeziu, për rezultatin përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve dhe mban pozitën e liderit, me tetë pikë më shumë se Malisheva e vendit të dytë dhe 11 më shumë se Drita e vendit të tretë, por këto dy skuadra kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Lini një koment