E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Tension te Dinamo, Ilir Daja në “fije të perit”! Reagon trajneri pas deklaratës së bujshme: E njoh Bardhin, është shumë i lidhur

Tension te Dinamo, Ilir Daja në “fije të perit”! Reagon trajneri pas deklaratës së bujshme: E njoh Bardhin, është shumë i lidhur

Nga Panorama Sport

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, shpërtheu dje pas humbjes 1-0 ndaj Elbasanit. Faqja zyrtare e klubit e publikoi deklaratën e bujshme drejtuar stafit dhe lojtarëve.

Një koment e rezervoi Rodolfo Vanoli. Ky i fundit e drejtoi Dinamon për 11 ndeshje në fund, kur ekipi ra nga kategoria në vitin 2022.

“E njoh presidentin, është i dashuruar pas Dinamos… Jam shumë i lidhur me të dhe me klubin. Ju mbështes dhe do t’ju mbështes gjithmonë”, shkruan trajneri italian.

DEKLARATA

Trajneri Ilir Daja, si pjesë kryesore e stafit, shfaqet në fije të perit pas deklaratës së bujshme. Po ashtu një paralajmërim është edhe për lojtarët.

“Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë.

Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor”.

Lini një koment