E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Sot supersfida Partizani-Vllaznia për t’u larguar nga fundi, Teuta nuk e pret Laçin në Durrës

Sot supersfida Partizani-Vllaznia për t’u larguar nga fundi, Teuta nuk e pret Laçin në Durrës

Nga Panorama Sport

Pas fitoreve të Skënderbeut dhe Elbasanit, sot janë rezervuar dy sfida për javën e 12-të të Abissnet Superiore. Takimet do të luhen në Rrogozhinë dhe Tiranë.

Fillimisht Teuta do të presë Laçin. Kjo sfidë do të nisë prej orës 16:00 në Rrogozhinë, pasi tapeti i stadiumit “Niko Dovana” nuk është gati.

Supersfida Partizani-Vllaznia vlen aktualisht për vendet e fundit. Të kuqtë që mbyllin renditjen regjistrojnë 2 pikë më pak se kuqeblutë e vendit të tetë. Ky takim do të luhet në “Air Albania” prej orës 18:30.

E shtunë, 21 nëntor

Teuta-Laçi, ora 16:00 (Në Rrogozhinë)

Partizani-Vllaznia, ora 18:30 (Në “Air Albania”)

Lini një koment