Merkato, “luftë” Barcelona-Chelsea për Bastonin
Merkato e janarit është fare pranë dhe kanë filluar të qarkullojnë zëra të rinj lidhur me të ardhmen e Alessandro Bastonit.
Mbrojtësi qendror, i cili është rritur në radhët e Atalantës, ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, një klub që aktualisht synon të përforcojë vijën e mbrojtjes gjatë afatit merkatos dimërore.
Mbështetësi kryesor i Bastonit brenda kampit “blaugrana” është drejtori sportiv Deco, ndërsa trajneri Hansi Flick është më i rezervuar; në fakt, ishte pikërisht trajneri gjerman ai që bllokoi transferimin e lojtarit të Interit gjatë verës, duke shprehur shqetësime se si ai do të përshtatej me vijën e lartë mbrojtëse të Barcelonës. Megjithatë, klubi katalanas mund të bëjë një përpjekje të re për ta afruar atë në skuadër.
Sipas “Sport”, Barcelona përballet me konkurrencën e Chelseat të Xabi Alonsos, i cili gjithashtu shfaq interes të madh për Bastonin.
Kontrata e mbrojtësit me Interin zgjat deri në janar të vitit 2028 dhe, për momentin, zikaltërit nuk duken të prirur të ndahen nga 27-vjeçari. Megjithatë, nëse vjen një ofertë joshëse, situata mund të ndryshojë.
Për më tepër, mbetet për t’u parë cili është qëndrimi i vetë Bastonit; ai mund të tundohet nga një përvojë jashtë vendit, pas disa muajve të vështirë në Serie A.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.