E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Mblidhet sot kryesia e Kuvendit, në fokus buxheti i Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit, në fokus buxheti i Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00, ku në fokus do të jenë përgatitjet për seancën e ardhshme plenare dhe një sërë çështjesh parlamentare.

Sipas rendit të ditës, fillimisht pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë, si dhe të propozohet rendi i ditës për seancën e radhës plenare.

Po ashtu, në agjendë janë paraparë miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimi i pyetjeve parlamentare.

Një ndër pikat e mbledhjes është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në fund, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet dhe kërkesat e paraqitura. /Telegrafi/

Lini një koment