Virxhinia raporton vdekjen e parë të lidhur me fruthin për vitin 2026, viktima një fëmijë i vogël
Virxhinia raportoi të premten, më 20 nëntor, vdekjen e parë të lidhur me fruthin për vitin 2026, siç njofton Reuters. Viktima është një fëmijë i vogël që kishte rezultuar pozitiv me fruth, sipas Departamentit të Shëndetësisë së Virxhinias.
Departamenti i shëndetësisë tha se fëmija ishte nga 0 deri në 4 vjeç. Zyrtarët nuk dhanë detaje të tjera, përfshirë statusin e vaksinimit të fëmijës, duke cituar privatësinë e familjes.
Fruthi është një infeksion viral shumë ngjitës që mund të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë pneumoninë, inflamacionin e trurit, komplikime gjatë shtatzënisë dhe vdekjen.
Sipas zyrtarëve shtetërorë të shëndetësisë, vdekja vjen mes një rritjeje të fundit të aktivitetit të fruthit në disa pjesë të Virxhinias.
Në nivel kombëtar, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportoi 5.838 raste fruthi deri më 19 nëntor, ndërsa vendi përballet me shpërthimin më të rëndë të këtij infeksioni viral në dekada.