E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

Selami Hasani, rreth 60 vjeç, u vra sot në oborrin e banesën së tij në lagjen “1 Maji” në Fier vetëm një javë pasi kishte dalë nga burgu. Shekulli mëson se i plagosur në këtë atentat ka mbetur dhe vëllai i tij.

Policia bën me dije se një automjet i djegur është konstatuar në fshatin Dermenas, dyshohet i autorëve.

Viktima njihej edhe si “Sel Çami” dhe “Seli i Malit”, teksa ngjarja dyshohet se vjen për hasmëri. 24 vite më parë (25 mars 2002) Selami Hasani ka vrarë nipin e Arben Isufit, i njohur si Ben Qimja, të riun Juljan Isufaj.

Selami Hasani ka qenë i dënuar me 25 vite burg, teksa është arrestuar në vitin 2009.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një koment