E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, policia ka konstatuar dy automjete të djegura në zona të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur nga autorët e krimit për t’u larguar nga vendngjarja.

Automjeti i parë është gjetur duke u djegur në fshatin Ndërmenas, ndërsa pak çaste më vonë, një tjetër makinë, tip “Volvo”, është gjetur e djegur pranë rrethrrotullimit të Pojanit.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse automjetet kanë lidhje me ekzekutimin e Selami Hasanit dhe për të identifikuar personat që i kanë përdorur.

Dy makinat e djegura dyshohet se janë pjesë e lëvizjeve të autorëve para ose pas krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Lini një koment