E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kryetari i Klinës viziton bizneset shqiptare në Zvicër, vlerëson suksesin e mërgimtarëve

Kryetari i Klinës viziton bizneset shqiptare në Zvicër, vlerëson suksesin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka vizituar disa biznese të suksesshme të themeluara nga shqiptarët, në veçanti nga bashkëvendësit e tij nga Klina.

Gjatë këtyre vizitave, ai është njohur nga afër me veprimtarinë, zhvillimin dhe kontributin e bizneseve shqiptare në ekonominë zvicerane.

E nga këto vizita, kryetari i Klinës ka vlerësuar punën, përkushtimin dhe suksesin e mërgimtarëve shqiptarë, duke theksuar se arritjet e tyre në vendet evropiane janë burim krenarie për të gjithë, shkruan Telegrafi.

Ai ka çmuar veçanërisht kontributin e bashkëvendësve nga Klina, të cilët përmes punës dhe angazhimit të tyre kanë arritur të ndërtojnë biznese dhe të krijojnë vende pune në Zvicër.

Suksesi i këtyre ndërmarrjeve dëshmon edhe një herë rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe në promovimin e Kosovës jashtë vendit./Telegrafi/

Lini një koment