E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kapen dy hajdutë, autorë të vjedhjeve në seri në Elbasan dhe Tiranë

Kapen dy hajdutë, autorë të vjedhjeve në seri në Elbasan dhe Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tre rasteve të vjedhjes të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan dhe tre të tjerave në Tiranë, si dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Në pranga u vunë shtetasit K. M., 39 vjeç, banues në Lezhë, dhe E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilët rezultojnë me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në tre subjekte në Elbasan, konkretisht më datë 22 nëntor 2026 në lagjen “28 Nëntori” në dyqanin e shtetasit D. B., më datë 20 nëntor 2026 në bulevardin “Aqif Pasha” në një tabakino në pronësi të shtetasit T. P., si dhe më datë 5 nëntor 2026 në fshatin Vidhas në lokalin e shtetasit E. M.

Gjithashtu, nga vijimi i veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Ll. është autor i dyshuar edhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, konkretisht dy raste më datë 14 tetor 2026 në rrugën e Kosovarëve, në restorantin në pronësi të shtetasit R. K. dhe në lokalin në pronësi të shtetasit F. A., si dhe më datë 17 nëntor 2026 në rrugën “Liman Kaba”, në dyqanin në pronësi të shtetasit F. D.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ll. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen me forcë të dyerve të subjekteve. Shtetasi E. Ll. dyshohet si autor i një sërë vjedhjesh të kryera më parë dhe rezultonte i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë, për të njëjtën vepër penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, zbardhen 3 vjedhje të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan dhe 3 vjedhje në Tiranë.

Vodhën shuma parash dhe produkte të ndryshme, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes.

Njëri prej tyre, i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë për vjedhje, dyshohet autor i një sërë vjedhjesh.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pistoletë sportive dhe mjete që përdoreshin për thyerjen e dyerve (kaçavidë dhe levë).

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, këqyrjes së pamjeve filmike dhe provave ligjore të grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësit”, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasve:

K. M., 39 vjeç, banues në Lezhë dhe E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në 3 subjekte në Elbasan, konkretisht:

-Më datë 22.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, në dyqanin e shtetasit D. B.;

-Më datë 20.11.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, në një tabakino në pronësi të shtetasit T. P.;

-Më datë 05.11.2026, në fshatin Vidhas, në lokalin e shtetasit E. M.

Gjithashtu, nga vijimi i veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Ll. është autor i dyshuar edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, konkretisht:

-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në restorantin në pronësi të shtetasit R. K.;

-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në lokalin në pronësi të shtetasit F. A.;

-Më datë 17.11.2026, në rrugën “Liman Kaba”, në dyqanin në pronësi të shtetasit F. D.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ll. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen me forcë të dyerve të subjekteve.

Nga veprimet hetimore rezultoi se të dy shtetasit kanë precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes. Shtetasi E. Ll. dyshohet autor i një sërë vjedhjesh të kryera më parë dhe rezultonte i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë, për të njëjtën vepër penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Lini një koment