Pochettino u heq ditën e pushimit lojtarëve të United
Me ardhjen e Mauricio Pochettino-s në stolin e United kanë ndryshuar disa prej zakoneve të lojtarëve edhe pse në fushë ende nuk vihet re asgjë.
Në ditën e sotme lojtarët e United janë paraqitur në Carrington edhe pse e hëna duhet të ishte ditë pushimi. Michael Carrick kishte vendosur se të nesërmen e secilës ndeshje të gjithë lojtarët duhet të kalonin kohë të lirë.
Me të mbërritur në klub argjentinasi ka njoftuar të gjithë lojtarët se ky vendim i paraardhësit të tij nuk vlen më. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.