E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zgjedhjet vendore, zbulohen 10 kandidatët e mundshëm të PD! Nga Alimehmeti dhe Mziu, te Hoti e Gjin Gjoni

Zgjedhjet vendore, zbulohen 10 kandidatët e mundshëm të PD! Nga Alimehmeti dhe Mziu, te Hoti e Gjin Gjoni

Partia Demokratike po mbledh propozimet nga degët për figurat me të cilat do të garojë në zgjedhjet lokale të 9 majit.

Afati për mbledhjen e kandidaturave skadon të hënën e ardhshme, por deri më tani janë mësuar disa prej emrave që do të hyjnë në këto zgjedhje.

Mësohet se dy deputetë mund ta lenë mandatin e të garojnë në zgjedhjet e 9 majit.

Gjin Gjoni mund të garojë për bashkinë e Lezhës dhe Xhelal Mziu tashmë ka nisur punën për garën për bashkinë e Kamzës.

Në Kavajë, Mirditë e Has do të garojnë kryetarët aktualë të bashkive, Fisnik Qosja, Albert Mëlyshi dhe Miftar Dauti.

Emrat e propozuar nga degët e PD-së:

Tiranë: Ilir Alimehmeti

Lezhë: Gjin Gjoni

Kurbin: Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia, Elda Hoti

Durrës: Ardian Gashi

Berat: Parid Mahmutaj

Kukës: Rrahman Demaj

Tropojë: Feride Rrahmanaj

Krujë: Aulon Kalaja

Kamëz: Xhelal Mziu

Tepelenë: Albert Malaj

Lini një koment