E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji!

Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji!

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë nisur të ndikojnë në rritjen e prurjeve në Kaskadën e Drinit, duke sjellë edhe rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Në liqenin e Kukësit, rrënojat e qytetit të vjetër tashmë janë zhytur nën ujë, ndërsa niveli i liqenit ka vijuar të rritet, duke kaluar edhe këmbët e urës së Kukësit.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në përditësimin e orës 11:30 të datës 23 nëntor 2026, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit paraqiten si më poshtë:

HEC Fierzë: 261.09 metra mbi nivelin e detit.

HEC Koman: 173.28 metra mbi nivelin e detit.

HEC Vau i Dejës: 74.16 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë, prurjet natyrore në kaskadë janë:

-Fierzë: 250 m³/s.

-Koman: 800 m³/s.

-Vau i Dejës: 50 m³/s.

Prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre hidrocentralet raportohet në 15,100 MWh.

Sa i përket shkarkimeve, KESH bën me dije se në momentin e përditësimit nuk ka shkarkime në asnjë prej tre hidrocentraleve, me prurje shkarkimi 0 m³/s në Fierzë, Koman dhe Vau të Dejës.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se do të vijojë të informojë opinionin publik dhe autoritetet përgjegjëse mbi zhvillimet dhe situatën në Kaskadën e Drinit.

Lini një koment