E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja

Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja

Tre persona janë shoqëruar në polici në kuadër të hetimeve për vrasjen me armë zjarri të Selami Hasanit në Fier.

Ndërkohë, në një automjet të djegur, të gjetur në zonën e Pojanit, janë zbuluar dy armë zjarri që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Sipas të dhënave nga hetimi, automjeti i djegur dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit përpara ose pas ekzekutimit. Dy armët e gjetura brenda tij janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasje.

Ndërkohë, policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. Nga verifikimet e deritanishme është evidentuar prania e një automjeti tip Volvo në zonë, por pamjet nuk kanë mundur të identifikojnë autorët apo lëvizjet e tyre.

Sa i përket mënyrës së ekzekutimit, ende nuk ka një informacion zyrtar për numrin e plumbave që kanë goditur viktimën. Një nga pistat që po verifikohet është se Hasani mund të jetë qëlluar me tre plumba, dy në pjesën e barkut dhe një në nofull.

Selami Hasani, i cili raportohet se kishte dalë së fundmi nga burgu, ishte dënuar më parë për vrasjen e një familjari të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motiveve të vrasjes.

Lini një koment