E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Integrimi/ Paketë financiare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zbulohet planifikimi i Komisionit Evropian! Ja shuma q�

Integrimi/ Paketë financiare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zbulohet planifikimi i Komisionit Evropian! Ja shuma q�

Komisioni Evropian parashikon për Shqipërinë një paketë të posaçme financiare për anëtarësimin në BE.

Një fakt i publikuar në udhërrëfyesin e zgjerimit për Shqipërinë, sipas dokumentit zyrtar, premton që në varësi të përparimit të nevojshëm nga Shqipëria në përgatitjet e saj, Komisioni do të paraqesë një Komunikatë në kohën e duhur mbi një paketë financiare për anëtarësimin e Shqipërisë.

Angazhimi që nuk është një fond ndihme i ri i përgjigjet procesit të planifikimit të marrëdhënieve ekonomike dhe buxhetore të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pas anëtarësimit dhe pikërisht janë fondet që do të përfitojë për bujqësinë, zhvillimin rajonal dhe politikat e përbashkëta, por edhe kontributin që do të paguajë Shqipëria në buxhetin evropian.

Në aspektin ekonomik, kjo do të përcaktojë burimet e financimit dhe mundësitë për investime e konvergjencë me ekonomitë e BE-së. Sipas dokumentit, Komisioni do ta paraqesë paketën kur Shqipëria të ketë bërë përparimin e nevojshëm në përgatitjet për anëtarësim.

Ecuria tjetër në planin juridiko-politik, pas rekomandimit për nisjen gjatë vitit 2027 të përgatitjeve për hartimin e TraktatittëAnëtarësimittëShqipërisëtheksonpoashtunisjennparalelisht me negociatat, pa pritur mbylljen e të gjithë kapitujve.

Ashtu si edhe për traktatin e anëtarësimit, Komisioni Europian vendos në planet e tij paketën financiare që në rastin e Malit të Zi u vendos pasi vendet kishin rënë dakord të nisnin hartimin e Traktatit të Anëtarësimit.

Kalimi nga fondet e para anëtarësimit në fondet e brendshme europiane, pa ndërprerje të financimit për Malin e Zi është vlerësuar në 3.2 miliardë euro financim, informon RTSH.

Një shumë konkrete për Shqipërinë nuk mund të parashikohet në këtë moment, ndërkohë që hapi është publikuar paraprakisht nga vetë Komisioni Europian.

Lini një koment