E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›A mund të dalë nga protesta, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës?

A mund të dalë nga protesta, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha, i pyetur gjatë një konference për shtyp nëse është dakord që përzgjedhja e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës të përcaktohet nga sheshi i protestës, theksoi se synimi është gjetja e kandidatit më të përshtatshëm për qytetarët e Tiranës, pa paragjykime dhe përmes bashkimit të të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën kundërshtarin e tyre të përbashkët.

Berisha e cilësoi protestën një bashkim të paprecedentë të qytetarëve me bindje të ndryshme politike, por kujtoi se ata që kanë një histori më të gjatë protestash i përkasin kryesisht Partisë Demokratike.

“Tani, aty në protestë kanë qenë nga të gjitha partitë politike dhe qytetarët pa parti. Të jemi realistë, protesta ka qenë një bashkim i paprecedentë. Me atë çfarë unë jam, të ulemi në debat, të ulemi në diskutim pa asnjë paragjykim dhe të zgjedhim kandidaturën më të përshtatshme për qytetarët e Tiranës.

Se po të nisemi nga protesta, të garantoj që në trashëgiminë e tyre, ata që kanë jo 170 ditë, po kanë edhe 500 dhe 700 ditë të regjistruara në protestë, në tërësi janë të Partisë Demokratike. Kjo është e vërteta!”, deklaroi Berisha. /Tema/

Lini një koment